Bota Ballkan Majtistët grek në zgjedhje të përçarë

Majtistët grek në zgjedhje të përçarë

Siç bëri të ditur kreu i së Majtës Demokratike Fotis Kuvelis, SIRIZA kanë fituar dy kërkesat e tyre themelore për arritjen e marrëveshjes së përbashkët për program politik e cila do t’i detyrojë të dyja palët se nuk do të kenë aktivitete të njëanshme prej të cilave cilado qoftë prej partive, në raport me mënyrën e ballafaqimit me borxhin grek dhe me kërkesën e së Majtës Demokratike, në fakt tani mbetet në pozitë të palakmueshme, sepse mbyll dyert e bashkëpunimit si për PASOK-un ashtu edhe për Demokracinë e Re, për shkak të votimit kundër Stavros Dimasit dhe SIRAZA-s. Partia  ka popullaritet shumë të ulët  dhe supozohet se thuajse as që mund të hyjë në përbërjen e re të Kuvendit. Majtistët do ishin në dobi ose të SIRIZA-s ose Demokracisë së Re dhe të PASOK-ut për të fituar disa vota më shumë dhe të jenë më afër dëshirës për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 25 janarit.

Dhe një  “divorc” i këtillë i shpejtë do t’i përziej  përllogaritjet e SIRAZ-s, megjithatë  ka edhe 20 ditë të përpiqet të merret vesh me ndonjërën nga partitë e tjera politike, për pjesëmarrje të përbashkët eventuale në zgjedhje ose të merret vesh për koalicion pas zgjedhjeve dhe formim të qeverisë. Opsione të mundshme për bashkëpunim me djathtistët Grekët e Pavarur, me të cilët edhe pse kanë gjuhë të përbashkët, rreth politikës së jashtme, pse partisë së re Potami, me orientim proevropian, e cila  popullaritet është e treta ose e katërta dhe qëndrimi i së cilës për bashkëpunim mund të vendos për formimin e qeverisë së ardhshme të Greqisë.