Maqedoni Qytetarët me këngë dhe flamuj i drejtohen sheshit “Pela”

Qytetarët me këngë dhe flamuj i drejtohen sheshit “Pela”

Disa mijëra qytetar të udhëhequr nga politikan janë nisur drejt sheshit “Pela” ku çdo gjë është përgatitur për tubimin e madh popullor “Maqedonia e fuqishme”, në organizim të VMRO DPMNE që duhet të filloj prej orës 20. Nëpër kolonat këndohet kënga “Zemjo Makedonska”.

Në tubim pritet fjalim të ketë kryeministri i vendit dhe kryetari i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe disa bashkëfolës tjerë.

Para portës “Maqedoni” është vendosur një skenë e madhe ndërsa rreth Kuvendit janë bllokuar thuajse të gjitha rrugët dhe janë vendosur gardhe mbrojtëse që e shënojnë hapësirën deri ku mund të shkohet.

Tanimë në Shkup kanë arritur disa autobus nga e tërë Maqedonia.

Në tubim do të merr pjesë edhe euro- parlamentari Riçard Houit pasi dje mori pjesë në protestat anti- qeveritare.

Në tubim, siç tha Gruevski, do të jepet mbështetje për shtetin në këto momente të vështira, të gjithë që luftojnë për Maqedoninë, për forcat e sigurisë, për të gjithë forcat që bëjnë përpjekje Maqedonia të del nga ky proces, të përfundoj kjo krizë dhe të vazhdohet në avancimin, hapjen e vendeve të reja të punës, të thithjes së investimeve të mëdha në Maqedonia, për rritjen e pagave, pensioneve, asistencës sociale, në rrugët e mbështetjes së fuqishme të bujqve.