Maqedoni Gjykata shfuqizon paraburgimin për Verushevskin dhe Lazarevskin

Gjykata shfuqizon paraburgimin për Verushevskin dhe Lazarevskin

Këshilli penal në Gjykatën Themelore Shkupi- 1 ka shfuqizuar paraburgimin e Zoran Verushevskit dhe Gjorgji Lazarevskit, të akuzuar në rastin “Puçi”, njoftoi sot pasdite Gjykata Themelore Shkupi-1.

Gjykata ka pranuar garancinë e propozuar si dhe propozimin e Prokurorisë speciale që t’u ndalohet largimi nga vendbanimi gjegjësisht nga qyteti i Shkupit dhe përkohësisht t’u merren dokumentet e udhëtimit.