Maqedoni Gjykata i shqiptoi 30 ditë paraburgim Goran Gruevskit, të dyshuarit të parë...

Gjykata i shqiptoi 30 ditë paraburgim Goran Gruevskit, të dyshuarit të parë në rastin “Fortesa”

jykata Themelore Shkup 1 – Shkup e pranoi propozimin e Prokurorisë Speciale për përcaktimin e masës 30 ditë paraburgim për të dyshuarin e parë në rastin “Fortesa”, shefi i sektorit në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme Goran Gruevski.

“Gjykatësi në procedurën paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkup 1 – Shkup, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe të cilat dalin nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve për përcaktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin Goran Gruevski, parashtruar nga Gjykata gjatë ditës së djeshme, pas marrjes së sotme në pyetje të të dyshuarit i cili vetë u paraqit në gjykatë, dhe në prani të mbrojtësit dhe prokurorit nga prokuroria e theksuar, mori vendim me të cilën e pranoi propozimin e Prokurorisë për përcaktimin e masës 30 ditë paraburgim”, shkruhet në kumtesën e Gjykatës.

Siç theksohet, në këtë vendim të gjykatës në procedurën paraprake, palët kanë të drejtën e ankesës në afat prej 24 orëve.

PSP-ja dje në konferencën për shtyp kumtoi se ka ngritur procedurë hetimore me emrin “Fortesa”, lidhur me ndjekjen e paligjshme të komunikimeve me përdorimin dhe shfrytëzimin e pajisjeve dhe mjeteve për ndjekje që janë në pronësi të MPB-së, për të cilën janë të dyshuar pesë persona.