Galeria  (GALERI) Qytetarët porositën: “Koce, na kthe rrugët”

 (GALERI) Qytetarët porositën: “Koce, na kthe rrugët”

Mbishkrimi ku shkruan “Koce, na kthe rrugët”, kurorë që simbolikisht ishte përgatitur me rrotë biçiklete si dhe lule që i kishin sjellë qytetarët, u vendosën para portës kryesore të godinës administrative në Qytetin e Shkupit, pas përfundimit të protestës qytetarëve për viktimat në fatkeqësitë e trafikut, që u mbajt sot.

Qindra qytetarë janë grumbulluar tek shatërvani në parkun e qytetit në Shkup, tek udhëkryqi ku viktima e fundit në aksident trafiku ishte Davidi i mitur. Ata në shenjë revolte i lanë biçikletat e tyre në udhëkryq.

Vërehet prezenca e më shumë prindërve me fëmijë, ma karroca, me biçikleta, të brengosur për sigurinë e të dashurve të tyre. Qytetarët për momentin e bëjnë marshin e ashtuquajtur “marshi i heshtjes” që është i heshtur dhe pa zë për t’u dhënë përshëndetjet e fundit viktimave.

“Nuk bëhet fjalë për 1, por për 15 viktima. Në gjashtë vitet e fundit në Shkup dhe rrethinë janë gjithsej 66 viktima. Të nxitur nga vdekja e Davidit si dhe vdekjet e mëparshme, përgjegjësinë e detektojmë tek kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski. Ai është fajtor direkt dhe duhet të mbaj përgjegjësi për infrastrukturën dhe sigurinë në trafik. Rrugët janë shndërruar në pista avionësh ku lëvizin shpejtë makinat që rrezikojnë jetën e qytetarëve. Çdo dalje në rrugë qoftë nga këmbësori, çiklisti apo nëna me fëmijë me karroce është e pasigurt. Kërkojmë nga Koce Trajanovski urgjentisht të ndërmerr masa dhe të kujdeset për qytetarët e Shkupit. Duhet të përmirësohet infrastruktura që të ndjehen të sigurt pjesëmarrësit në trafik” deklaroi Ognen Janevski, aktivist civil i cili mbajti fjalim para të pranishmëve.

Pjesëmarrësit e këtij proteste i porositën kryetarit që nëse nuk mundet ta kryej postin e tij, le të tërhiqet që qytetarët t’i realizojnë të drejtat e tyre.

Qytetarët prej tek godina e Shkupit u nisën drejt udhëkryqit ku jetën e humbi Davidii vogël ndërsa një pjesë e tyre edhe ndezën qirinj.