Maqedoni Emil Dimitriev do të jetë kryeministri kalimtar pasi Gruevski të aktivizoj tërheqjen

Emil Dimitriev do të jetë kryeministri kalimtar pasi Gruevski të aktivizoj tërheqjen

Sekretari i përgjithshëm aktual i VMRO DPMNE-së, Emil Dimitriev do të jetë kryeministri ri, i cili do të vijë në krye të qeverisë kalimtare pasi të aktivizohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit, njoftoi zyrtarisht në konferencën e shtypit Ilija Dimovski nga VMRO DPMNE.

Vendimi Dimitriev të jetë në krye të partisë, Nikolla Gruevski e ka mbështetjen e plotë të Komitetit qendror dhe se ai sërish do të jetë kandidati për kryeministrit i VMRO DPMNE-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Gruevski në fjalimin e tij të sotëm njoftoi se nesër deri te kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski do të deponoj dorëheqjen nga posti i kryeministrit, që do të aktivizohet 100 ditë para datës zyrtare të zgjedhjeve.