Bota Ballkan Ekziston mundësia që bujqit grek të bllokojnë kalimin kufitar me Dojranin

Ekziston mundësia që bujqit grek të bllokojnë kalimin kufitar me Dojranin

Ka mundësi që bujqit grek sot të bllokojnë kalimin kufitar me Dojranin prej orës 11 deri 13 sipas kohës lokale në Maqedoni. Sipas paralajmërimeve të bujqve nga krahina rreth Kukushit, planifikohet ose të bllokohet autostrada Selanik- Petriç ose pika e kalimit Dojran- Dojrani.

Në krahinën e Kukushit janë mbledhur rreth 450 traktorë dhe bujq që bllokojnë pjesë të ndryshme të autostrade drejt Bullgarisë dhe Maqedonisë. Tani për tani nuk ka paralajmërim për bllokimin e kalimit Bogorodica, por kjo mundësi nuk përjashtohet. Bllokadat ndodhin prej orës 12 deri 14 dhe prej 19 deri 21 sipas kohës tonë lokale.