Maqedoni BDI nuk dëshiron regjistrim aktiv të votuesve, por pastrimin e listave nga...

BDI nuk dëshiron regjistrim aktiv të votuesve, por pastrimin e listave nga institucionet

Pastrimi i listës zgjedhore, votimi i Diasporës dhe emërimi i kompetencave të KSHZ-së sot janë temë e bisedimeve të grupeve të punës mes partive nënshkruese të Marrëveshjes së Przhinos, që filluan pasdite në Klubin e deputetëve në Shkup.

Siç mësohet, përafrimi i vetëm i qëndrimeve është për emërimin e anëtarëve të KSHZ-së që do të zgjidhen sipas formulës “tre plus, tre plus tre” gjegjësisht tre anëtarë do të jenë propozim i pushtetit, tre të opozitës dhe tre ekspert do të emërohen me shumicë 2/3 në Kuvend.

Të gjitha pikat tjera nuk kanë lëvizur nga pika fillestare.

“Meta” mëson se BDI nuk pajtohet me regjistrimin aktiv të votuesve, propozim që është i pranueshëm për VMRO DPMNE-në dhe LSDM-në. Ato konsiderojnë se nuk ka kohë për diçka të tillë dhe propozojnë kryqëzim krahasues gjegjësisht pastrim të listës zgjedhore sipas të dhënave të MPB-së. Burime nga partia thonë se nuk do të heqin dorë nga kërkesa sepse periudha deri në votime është tejet i shkurtë.

Gjithashtu mësohet se partitë ende janë larg nga zgjidhja për çështjen e votimit të Diasporës.