Maqedoni Sa milionë euro janë kontratat e Janakieskit dhe Gruevskit?

Sa milionë euro janë kontratat e Janakieskit dhe Gruevskit?

Dy kontratat kontestuese për të cilat bisedohet në regjistrimet që sot i publikoi lideri i opozitës Zoran Zaev, kanë të bëjnë me ndërtimin e autostradave Miladinovc-Shën Nikoll-Shtip dhe Kërçovë- Ohër.

Në njërën prej bisedave, ministri Mile Janakieski dhe bashkëfolësi i panjohur flasin për prognozën e Agjencisë së rrugëve shtetërore për çmimin e ndërtimit të magjistrales. Bashkëfolësi thotë se sipas përllogaritjeve të tyre, del se ndërtimi i autostradës Kërçovë- Ohër do të kushton 267 milion euro.

Kontratat janë firmosur me kompaninë “Korporata Sinohidro”. E para për ndërtimin e magjistrales Miladinovc –Shën Nikoll-Shtip është firmosur për 206 milion euro ndërsa i dyti për ndërtimin e aksit Kërçovë-Ohër për 374 milion euro.

Paratë për këto marrëveshje janë siguruar përmes kredisë nga banka EKSIM gjegjësisht 90% përmes kësaj banke dhe 10% nga buxheti i R. së Maqedonisë përmes Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore.

Për këtë projekt financiar që kap shifrën prej 580 milion euro, nuk ekziston tender, por vendimi është miratuar me sjelljen e ligjit në Kuvendin e R. së Maqedonisë.