Korrespondentë Disa të akuzuar nga rasti “Lagja e Trimave” dërgohen në Ohër, qyteti...

Disa të akuzuar nga rasti “Lagja e Trimave” dërgohen në Ohër, qyteti nën sigurim të rreptë

Prej mbrëmë, qendra e Ohrit, rreth objekteve të Sektorit për punë të brendshme, është nën siguri të madhe policore, që ka shkaktuar koment  dhe shqetësim tek qytetarët.

Tanimë dy ditë me radhë dhe vend- parkimet para SPB Ohër, burgu dhe para objektit të brigadës kundër zjarrit në Ohër janë bllokuar dhe ndalohet parkimi dhe mbajtja e makinave.

Objektet i sigurojnë policë të armatosur me pajisje të plotë.

Kompetentët ende nuk kanë dalë me njoftim zyrtar, por siç mëson “Meta” nga burime policore, masat e rrepta të sigurisë janë për shkak të disa personave, të akuzuar në rastin “Lagja e Trimave”.