Maqedoni Diplomatët nga Ivanovi kërkuan ose të ndërmjetësojë ose të kërkojë ndihmë nga...

Diplomatët nga Ivanovi kërkuan ose të ndërmjetësojë ose të kërkojë ndihmë nga BE-ja, e jo vetëm të shikoj

Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, OSBE-së, NATO-s dhe ShBA-së, presidentit të shtetit të Maqedonisë, Gjorge Ivanovit i apeluan të merret më seriozisht me zgjedhjen e krizës politike në vend dhe mos të jetë vetëm vëzhgues i ndodhive, shkruan portali bullgar  “Novite”.

Sipas diplomatëve, siç thekson portali, Ivanovi mund të jetë mbështetësi i dialogut politik ose mund të kërkoj “ndërmjetësim e ndërkombëtarëve për arritjen e paqësimit ndërmjet dy partive më të mëdha politike”.

“Propozimi i parë i diplomatëve të huaj është që presidenti Ivanov të kërkoj ndërmjetësim diplomatik prej BE-së. Propozimi i dytë është që vetë Ivanovi të jetë ndërmjetësuesi i dialogut politik ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së dhe partive të tjera për dalje nga kriza.

.