Maqedoni KSZh-ja të hënën do tëdal me qendrim për materialet e Zaevit

KSZh-ja të hënën do tëdal me qendrim për materialet e Zaevit

Pas publikimit të incizimeve nga lideri i LSDM-së, Zorna Zaev, në të cilat pohon se funksionar shtetërorë kanë falsifikuar zgjedhjet, sot anëtarë të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), kanë deklaruar se të hënën do të bisedojnë për këtë temën, në seancë të komisionit transmeton “Nova Tv”

Kreu aktual i KSHZ­së Nikola Rilkoski tha se nuk është njoftuar me përmbajtjen e regjistrimeve audio, porse nga çfarë i kanë përcjellë, ato u referohen zgjedhjeve lokale të vitit 2013.

Ndërkohë, nënkryetari i KSHZ­së Subhi Jakupi, tha se të hënën organi kryesor zgjedhor do të mblidhet dhe do të ndërtojë qëndrim për situatën. Ish­kreu i KSHZ­së Boris Kondarko, gjatë kohës së të cilit u organizuan zgjedhjet lokale 2013, nuk pranoi të komentojë pretendimet.