Maqedoni Departamenti i shtetit: Jemi të shqetësuar nga vendimi i Ivanov për faljen...

Departamenti i shtetit: Jemi të shqetësuar nga vendimi i Ivanov për faljen e funksionarëve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë thellë të shqetësuar nga vendimi i presidentit të shtetit Gjorgje Ivanov për t’i falë personat ndaj të cilëve zhvillohet proces hetimor që dalin nga bisedat e përgjuara, shkruan në reagimin e Departamentit të shtetit.

“Nëse vendimi zbatohet, atëherë do t’i mbroj funksionarët e korruptuar ndërsa qytetarët do t’i privoj nga drejtësia. Vendimi gjithashtu do të cungoj sundimin e të drejtës, integritetin e institucioneve gjyqësore dhe përkushtimin e liderëve ndaj vlerave të BE-së dhe NATO-s. Si miq të Maqedonisë, SHBA-të i bëjnë thirrje presidentit Ivanov të shqyrtoj vendimin dhe t’i lejoj PSP-së që është themeluar si pjesë e Marrëveshjes së Përzhinos, t’i hetoj akuzat për gabimet e Qeverisë dhe t’u lejoj gjykatave të bëjnë punën e tyre- thuhet në njoftim.