Maqedoni Qeveria sot do të ketë ministrat e LSDM-së

Qeveria sot do të ketë ministrat e LSDM-së

Sot në mesditë fillon seanca parlamentare, ku deputetët do të votojnë ministrat dhe zëvendësministrat e rinj nga LSDM-ja sipas Marrëveshjes së Përzhinos.

Tre ministra të Qeverisë së kryeministrit Nikolla Gruveski dje dhanë dorëheqja nga postet e tyre. Ministri i punëve të brendshme Mitko Çvakov, ministri i punës dhe politikës sociale Dime Spasov dhe zëvendësministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Marta Arsovska- Tomovska, në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinos në Kuvend kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre.

Sipas Marrëveshjes e cila u precizua në takimin e fundit të grupeve të punës përkushtuar Qeverisë së përkohshme, në Ministrinë e Punëve të Brendshme do të udhëheq Oliver Spasovski dhe në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale do të udhëheq Frosian Remenski, gjithahstu nga partia opozitare. Në vendin e Arsovska- Tomovskas, nga LSDM-ja opozitare do të jetë Aleksandar Kiracovski.

Gjithashtu LSDM-ja do të ketë edhe dy funksione të zëvendësministrave edhe atë Ministrisë së Bujqësisë dhe të financave, ku do të emërohen Lubço Nikollovski dhe Kire NAumov.

Në seancën e sotme pritet që të plotësohet edhe pozita e ministrore në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike.