Ekonomi Delev: Reaguam deri tek Kroacia dhe Brukseli për problemin me vozitësit e...

Delev: Reaguam deri tek Kroacia dhe Brukseli për problemin me vozitësit e kamionëve

Anëtarët e CEFTA-s, vendet nënshkruese të marrëveshjes për tregti të lirë në Evropën Qendrore kanë biseduar për takim urgjent në vendin kryesues Moldavinë nëse deri të martën nuk hiqet ndalesa për hyrjen e kamionëve në Kroaci, njofton zëvendës- ministri i ekonomisë, Hristian Delev.

Delev deklaroi se si CEFTA ashtu edhe të gjitha institucionet relevante në Bruksel janë kontaktuar dhe njoftuar me problemin e vozitësve maqedonas, që disa ditë kanë qenë të ngujuar në kufirin serbo –kroat.

“Ne reaguam dhe ju treguam autoriteteve kroate, se kjo është jashtë çdo marrëveshje ndërkombëtarë për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave. Krahas investimeve në Bruksel dhe me CEFTA-n i kontaktuam kolegët tanë në Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe Turqi që janë të përfshirë në këtë” deklaroi Delev.