Maqedoni Dalja nga kriza është tek partitë maqedonase, ka porositur Ahmeti pas takimit...

Dalja nga kriza është tek partitë maqedonase, ka porositur Ahmeti pas takimit me Bilt

Të gjithë duhet të sillemi me përgjegjësi, deklaroi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit me ish shefin e diplomacisë suedeze, Karl Bilt.

“Ishte një takim interesant sepse Karl Bilt ka një përvojë të madhe dhe është njohës i mirë i politikës sonë, në Ballkan por edhe më gjerë. Duhet të gjithë të sillemi me përgjegjësi”, tha Ahmeti.

Sipas tij bëhet fjalë për proces të vështirë.

“BDI si parti deri më tani ka bërë gjithçka dhe është përpjekur që të formohet shumica parlamentare, por tani vendimi për dalje nga kjo situatë dhe për vazhdimin e procesit më tutje është te partitë e mëdha maqedonase”, tha Ahmeti.

Bilt përsëriti se është këtu për t’i dëgjuar partitë dhe se zgjidhja është në Kushtetutë.

“Sot, ashtu siç e dini, po takohem me partitë politike në Maqedoni. Ata janë që duhet ta zgjedhin rrugën për zgjidhje. Porosinë e shkrova në “Twitter”: Kushtetuta, demokracia dhe Evropa”, tha Bilt.