Maqedoni CIVIL: MPB t’i pengojë sulmet ndaj gazetarëve, aktivistëve dhe figurave publike

CIVIL: MPB t’i pengojë sulmet ndaj gazetarëve, aktivistëve dhe figurave publike

CIVIL -Qendra për lirinë dënon sulmin fizik ndaj gazetarit të televizionit 24 gjatë protestave të fundit.

“Ky nuk është incident i izoluar dhe është e qartë se dhuna është pjesë e imazhit të protestave prej fillimit të tyre. U rrahën gazetarë të cilët kryejnë punën e tyre, që të informojnë opinionin për ngjarjet. Sulmohen aktivistë për të drejtat e njeriut dhe figura publike. Kjo nuk pranohet dhe patjetër menjëherë të ndalojë! CIVIL- Qendra për liri përsërit ftesën deri tek MPB, menjëherë të ndërmerr masa urgjente që të pengoj dhunën ndaj punonjësve mediatik dhe në përgjithësi”, porositi CIVIL prej ku u bëjnë thirrjeve qytetarëve që pësojnë presione që të marrin pjesë në çfarëdo aktiviteti politik kundër vullnetit të tyre, rastin ta denoncojnë në CIVIL në monitor@civil.mk, në tel. 02 / 520 91 76 ose në profilin organizatës në Facebook.