Bota Njeriu që shpëtoi pengjet e Parisit do të fitojë nënshtetësi franceze

Njeriu që shpëtoi pengjet e Parisit do të fitojë nënshtetësi franceze

Ministri francez i punëve të brendshme , Bernar Kaznev , sapo paralajmëroi që Lasana Batili, njëri nga të punësuarit në supermarketin evreik “Hiperkasher”, i cili ishte meta në sulmin terrorist  dy ditë pas “Charlie Hebdo”, me vendim urgjent do të marr nënshtetësi franceze.

Shteti francez e vlerëson Lasana Batilli për guximin e tij në ditën e dramës së pengmarrjes.

Batilli, i cili është mysliman dhe emigrant nga Mali, ditën e sulmit fshehu 15 persona në dhomën e ftohtë të marketit ia fiku rrymën për t’i mbrojtur nga  i ftohti dhe dritat për të mos i parë sulmuesi Amedi Kulibali.

Më shumë se 200.000 njerëz  nënshkruan  në peticionin për kërkesë të nënshtetësisë të Batili por edhe për  të marrë edhe dekoratë.

Batilli kërkesën për nënshtetësi franceze e ka dorëzuar në korrik të vitit 2014.