Maqedoni Brukseli i shqetësuar dhe i zhgënjyer nga sulemt e fjalimit të Gruevskit

Brukseli i shqetësuar dhe i zhgënjyer nga sulemt e fjalimit të Gruevskit

 

Bashkimi Evropian është dëshpëruar nga deklarata e fundit e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, merr vesh “Meta” nga burime zyrtare të BE-së,.

“Ne tashmë kemi shprehur shqetësimin tonë për deklaratën e ish kryeministrit në lidhje me respektimin e dialogut politik”, tha për “Meta” përfaqësues i lartë i BE-së, i cili ka kërkuar të mbetet anonim, në pyetjen se si i komenton sulmet e Gruevskit ndaj lehtësuesit Piter Vanhojte dhe prokurores Katica Janeva.

Misioni i Bashkimit Evropian në Shkup, dje nëpërmjet një statusi në faqen e saj oficiale të rrjetit social “Twiter”, i ka thirrur partitë politikë që ta respektojnë Marrëveshjes e Përzhinos dhe punën e prokurores speciale, Katica Janeva.

“Të gjithë nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinos, duhet që ta përmbajnë punën e Prokurorisë Speciale”, porositi Delegacioni i BE-së në Twiter

Ish kryeministri dhe lideri i VMRO- DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i cili ndër të tjera në fjalimin e tij tha se do të duhet të kaloj shumë kohë “para se t’i bie në mëndje të vij në pushtet me mashtrim të madh, me bashkëpunim me shërbimet e huajat, me bashkëpunim me kriminelët, falsifikuesit, Çaushat, Vanhojtat dhe Katicat dhe me lajkaxhi të atillë që në kokën e tyre e kanë sesi t’i  zhvatin biznesmenët në qytetin e tyre”.