Ekonomi Biznesmenët mbështetin punën e PSP-së

Biznesmenët mbështetin punën e PSP-së

S’kemi ankesa nga anëtarë tanë se janë përgjuar dhe se kjo ka ndikuar ndaj biznesit, u përgjigj kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Nebi Hoxha, në pyetjen e gazetarëve lidhur me rastin e fundit “Target” të PSP-së.

“S’kemi informacione në këtë drejtim gjegjësisht asnjë nga anëtarët tanë në Odë nuk është ankuar për këtë. Por, e mbështesim punën e PSP për shkak të gjithë problemeve lidhur me rregullativën dhe të gjitha kompanitë që kanë punuar në mënyrë jo të rregullt duhet të japin llogari” tha Hoxha.