Maqedoni Bejli: SHBA janë të dëshpëruar, Ivanvo të shqyrtoj vendimin

Bejli: SHBA janë të dëshpëruar, Ivanvo të shqyrtoj vendimin

Ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli thirri presidentin e shtetit Gjorge Ivanov, sërish të shqyrtojë vendimin ndërsa fqinjët e Maqedonisë të përmbahen nga përfshirja dhe të tregohen konstruktiv.

“SHBA mbrëmë ishin të dëshpëruar kur mësuan se presidenti Ivanov ka refuzuar ta jep mandatin për shumicën e qartë politike dhe të ofroj mundësi për formimin e Qeverisë. Konsideroj se kjo nuk përkon me parimet elementare demokratike dhe sundimin e të së drejtës, që janë vlera kyçe të NATO-s. Si partnerë strategjik të Maqedonisë dhe si miq, me gjithë respektin për sovranitetin dhe unitariterin e Maqedonisë, i bëjmë thirrje Ivanovit që sërish të shqyrtoj vendimin ndërsa fqinjët e Maqedonisë të përmbahen nga përfshirja dhe të tregohen konstruktiv në këtë moment të ndjeshmërisë së madhe politike”, tha Bejli.