Maqedoni Bejli: Qeveria dhe opozita e ardhshme të punojnë në mënyrë konstruktive në...

Bejli: Qeveria dhe opozita e ardhshme të punojnë në mënyrë konstruktive në zbatimin e reformave

Ambasada amerikane përshëndeti rezultatet preliminare të OSBE-së se të drejtat esenciale të zgjedhjeve në përgjithësi janë respektuar, dalja ka qenë e lartë ndërsa zgjedhjet kanë kaluar qetë dhe pa parregullsi.

“Ne theksuam shqetësimin e ekipeve të vëzhgimit për përgatitjet administrative të zgjedhjeve dhe i bëmë thirrje qeverisë së ardhshme që të punoj në përmirësimin e kapaciteteve të KSHZ-së dhe t’i zgjidh problemet strukturore dhe juridike me listën zgjedhore. Zgjedhjet e 11 dhjetorit ishin hap i rëndësishëm për afrimin e Maqedonisë drejt daljes nga kriza. Inkurajojmë partitë politke që do ta formojnë qeverinë e ardhshme që të punojnë në mënyrë konstruktive me opozitën për zbatimin e reformave që do ta afronin vendin drejt euro- integrimet” theksoi ambasadori amerikan në vend, Xhes Bejli.

Ai shtoi se SHBA dhe komuniteti ndërkombëtar do të vazhdojnë ta mbështesin Maqedoninë dhe të jenë partner i denjë.