Maqedoni Bejl porosit në Tuiter: Të gjitha regjistrimet e paautorizuara t’i dorëzohen PSP-së

Bejl porosit në Tuiter: Të gjitha regjistrimet e paautorizuara t’i dorëzohen PSP-së

Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli në profilin e tij në Tuiter njoftoi se të gjithë që kanë regjistrime ilegale nga bisedat e përgjuara t’i dorëzojnë ato në PSP.

“Siç përmendi PSP dje, materialet e paautorizuara duhet t’i dorëzohen PSP-së. Mënyra më e mirë që të pengohen publikimet e mëtutjeshme? Plotësoni Ligjin për mbrojtjen e privatësisë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias” shkroi Bejl në Tuiter.