Maqedoni BE-ja në twitter Gruevskit: Kush ka firmosur, duhet të respektojë Janevën dhe...

BE-ja në twitter Gruevskit: Kush ka firmosur, duhet të respektojë Janevën dhe Vanhauten

Misioni i Bashkimit Evropian në Shkup nëpërmjet profilit të tij zyrtar në “Twitter”, shkroi se partitë politike të respektojë Marrëveshjen e Përzhinos dhe punën e prokurores publike Katica Janeva.

“Të ata që kanë firmosur Marrëveshjen e Përzhinos duhet të përkrahin punën e Prokurorisë Publike dhe grupet e punës të katër palëve”, shkroi Delegacioni i BE-së në “Twitter”.

Publikimi në “Twitter” pasoi pasi fjalimit të mbrëmshëm të ish kryeministrit dhe liderit të VMRO- DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i cili ndër të tjera tha se do të duhet të kaloj shumë kohë “para se t’i bie në mëndje të vij në pushtet me mashtrim të madh, me bashkëpunim me shërbimet e huajat, me bashkëpunim me kriminelët, falsifikuesit, Çaushat, Vanhojtat dhe Katicat dhe me lajkaxhi të atillë që në kokën e tyre e kanë sesi t’i  zhvatin biznesmenët në qytetin e tyre”.