Maqedoni BDI demanton se ka arritur marrëveshje me VMRO DPMNE-në

BDI demanton se ka arritur marrëveshje me VMRO DPMNE-në

BDI demanton lajmin se është arritur pajtueshmëri për koalicionim me VMRO DPMNE-në, shkruan portali shqiptar “Aktuale”.

Sipas partisë së Ahmetit, informacionet e këtilla janë spekulim i qartë dhe nuk kanë lidhje me realitetin.

“Asnjë nga këto informacione jozyrtare nuk është e saktë. Lideri ynë Ali Ahmeti, tha se marrëveshja me cilëndo parti do të jetë transparente dhe opinioni do të njoftohet për këtë” reagojnë nga BDI ndaj informacionit të sotëm se koalicioni me VMRO DPMNE-në tashmë është arritur.