Korrespondentë Banorët bllokuan bulevardin “Iliria” në Tetovë për shkak të parkimit zonal

Banorët bllokuan bulevardin “Iliria” në Tetovë për shkak të parkimit zonal

Banorët që jetojnë afër bulevardit “Iliria” në Tetovë, ku këtë muaj u aplikua parkimi zonal, sot pasdite bllokuan rrugën.

Thonë se janë të revoltuar për shkak të miratimit të parkimit të këtillë, me të cilën ju pamundësohet që t’i lëmë makinat e tyre në afërsi të vendbanimit sepse parkimi është i kufizuar vetëm për 3 orë.

“S’kemi asgjë kundër parkimit zonal. Kërkojmë vetëm komuna të na mundësoj vend të garantuar për parkim, për të cilin do të paguanim biletë mujore” deklaroi Peto Jovçeski, banor i bulevardit “Iliria”.

Lidhur me problemin e parkimit, banorët kanë nisur peticion në komunën e Tetovës.

“Dorëzuam peticion deri te komuna e Tetovës ku janë firmosur mbi 1000 qytetar. Përmes peticionit kërkuam vend të lirë për parkim për ne në suazat e parkimit zonal, komuna le të zgjidh këtë problem sepse i paguajmë. Por, për fat të keq, nga vetëqeverisja lokale pas ngritjes së peticionit morëm përgjigj negative- thotë Nikola Kiropulos, banor i bulevardit “Ilira”.