Maqedoni Asgjë më nuk varret nga “patrioti i rrejshëm Gruevski”, porositi Zaev

Asgjë më nuk varret nga “patrioti i rrejshëm Gruevski”, porositi Zaev

Lideri  i SDSM, Zoran Zaev në pres konferencë deklaroi që vendimi për shtyrjen e shpërbërjes së Parlamentit është edhe një dëshmi për humbjen e Nikoll Gruevskit.

-Vendimi i VMRO-DPMNE dhe BDI për shtyrjen e shpërbërjes së Parlamentit është dëshmi edhe për një humbje të radhës të Nikolla Gruevskit.Pas të gjitha gënjeshtrave, mashtrimeve, inateve, fshehje nga opinioni me ditë, Nikolla Gruevski e pranoi përgjegjësinë e tij. Nuk ka kushte për zgjedhje fer dhe demokratike me 24 Prill- tha Zaev.

Lideri i opozitës tha se me shkelje të Marrëveshjes së Përzhinës si dhe me kundërshtimin e reformave për media të lira dhe pastrim të listës zgjedhore “patrioti i rrejshëm” Nikolla Gruevski dhe partia e tij VMRO DPMNE mundohet të fus Maqedoninë në krizë dramatike.

-Pohimi i EU dhe SHBA, garantuesit ndërkombëtar të Marrëveshjes së Përzhinës, që nuk janë plotësuar kushtet për zgjedhje dhe vendimi i shtyrë i rezolutës në parlamentin Evropian tregojnë që sa janë të rëndësishme zgjedhjet e lira për të ardhmen e Maqedonisë- theksoi Zaev, duke shtuar që Gruevski deshi që ta tërheq Maqedoninë në izolim serioz ndërkombëtar dhe në krizë të brendshme të thellë, “ me qëllimin e vetëm mbrojtën e krimit dhe korrupsionit të familjes”.

Zaev tha që lideri i VMRO DPMNE frikësohet nga zgjedhje të lira dhe korrekte sepse e dinë që do t’i humb

-Të gjithë e kanë të qartë që Nikolla Gruevski nuk mund të mbajë Maqedoninë peng. Vetëm para një ore,VMRO DPMNE, pretendonte që nuk ka ndryshim të qëndrimit rreth datës 24 Prill. Sonte u vërtetua, ju thash, ndodhi. Asgjë më nuk varret nga Nikolla Gruevski- tha Zaev.