Maqedoni Anketa: vendimet duhet t’i sjellin profesionistët, e jo politikanët

Anketa: vendimet duhet t’i sjellin profesionistët, e jo politikanët

В

Në demokraci sjellja e vendimeve duhet t’u lihet profesionistëve dhe intelektualëve, dhe jo vetëm politikanët, mendojnë 87% të qytetarëve maqedonas, ndërsa 7% nuk janë dakord, tregojnë rezultatet e studimit “Kultura politike, evropianizim dhe frika në Maqedoni” nga anketa “Evrometar” e kryer në vitin 2014.

 

Se në Maqedoni kemi demokraci të tërësishme, mendojnë 34% e qytetarëve, ndërsa 39% mendojnë se aspak nuk ka demokraci.

Anëtarësimi i Maqedonisë në Unionin Evropian do të ishte një punë e mirë mendojnë shumica e shqiptarëve (91%), (74%) të pyeturit me shkollë të mesme dhe simpatizantët e LSDM-së (68%), ndërsa përqindje më të ulët të pajtueshmërisë mund të shihet te maqedonasit etnik (54%) si dhe te simpatizantët e VMRO-DPMNE-së (53%), 75% e shqiptarëve dhe 60% e simpatizantëve më të afërt ndaj LSDM-së janë të njëmendimi se UE është alternative më e mirë për Maqedoninë. Simpatizantët më  të afërt ndaj VMRO-DPMNE-së janë me qëndrim më të shprehur (54%) se Maqedonia duhet të kërkon model të saj për zhvillim jashtë BE-ja, ndërsa vetëm 36% mendojnë se BE-ja  është alternative më e mirë.

 

-Të të gjitha pyetjet kyçe në lidhje me anëtarësimi në BE-së, më i madh është dallimi mes VMRO-DPMNE-së dhe shqiptarëve si grup etnik. Ashtu, ¾ e shqiptarëve mendojnë se qeveria e shfrytëzon çështjen e emrit që mos t’i zbatoj reformat. Përqindja e ngjashme kemi edhe te simpatizantët e LSDM-së thotë Ljupço Petkovski nga Qendra maqedonase për arsimim evropian.

 

Anketa është e kryer me telefon, janë anketuar 1 194 anketues në periudhë nga 25 shkurti deri 19 mars të këtij viti.