Maqedoni Ambasada e SHBA-së: Pajtohemi me qëndrimet e Stoltenbergut dhe Hanit për formimin...

Ambasada e SHBA-së: Pajtohemi me qëndrimet e Stoltenbergut dhe Hanit për formimin e Qeverisë

Ambasada e SHBA-së në Shkup porositi se partitë duhet t’i respektojnë proceset dhe institucionet demokratike.

“Pajtohemi me qëndrimet e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe euro- komisarit Johanes Han rreth formimit të Qeverisë. Të gjitha partitë duhet ta respektojnë procesin demokratike dhe institucionet duhet të fokusohen në angazhimin e tyre të përbashkët, zbatimin e reformave kyçe. Vetëm në këtë mënyrë, Maqedonia do të përparoj në synimet e saja drejt NATO-s dhe BE-së, diç që SHBA-të që moti e mbështesin. Kjo është në përputhje me deklaratat tona paraprake dhe deklaratën e ambasadorit Xhes Bejli e dhënë në intervistën e televizionit Sitel më 18 shkurt”, thonë nga ambasada e SHBA-së në pyetjen e “Meta” se si i komentojnë deklaratat e Stoltenbergit dhe Hanit.

Stoltenberg dje deklaroi se pret të jepet mandati për formimin e Qeverisë dhe u bëri thirrje palëve që të jenë të përmbajtshim në veprimet e tyre.

Me qëndrim të ngjashëm doli edhe euro- komisari Han. Ai tha se pret presidenti ta jep mandatin për formimin e qeverisë së re dhe shtoi se ndryshimet në shoqëritë demokratike janë natyrale dhe duhet të jenë të pranueshme, kur janë rezultat i zgjedhjeve të besueshme.