Maqedoni Alt’hauzer: Zgjedhjet janë të rëndësishme, por edhe hapat që do të merren...

Alt’hauzer: Zgjedhjet janë të rëndësishme, por edhe hapat që do të merren më pas

Ambasadorja gjermane në vend, Kristine Alt’hauzer vlerëson se zgjedhjet e ardhshme në Maqedoni janë shumë të rëndësishme, në veçanti për tejkalimin e krizës dyvjeçare politike.

“Pas 3 javëve do të kemi zgjedhje në Maqedoni, bëhet fjalë për ngjarje të rëndësishme. Është shumë e rëndësishme që ky proces të zhvillohet në mënyrë korrekte, të jetë i rregullt dhe të përfundoj si duhet. Më 11 dhjetor do të jenë zgjedhjet ndërsa është shumë e rëndësishme hapat që do të merren më pas apo reformat, por shumë prej reformave kanë të bëjnë me këtë temë në këtë konferencë- gjyqësorin” tha Alt’hauzer gjatët debatit shkencor- profesional “Matja gjyqësore e dënimeve dhe zbatimi praktik i masave alternative në gjyqësorin e Maqedonisë”.

Alt’hauzer duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për punën e PSP tha se puna e Speciales është shumë e rëndësishme.

“Katër partitë me Marrëveshjen e Përzhinës u morën vesh që të ekzistoj ky institucion edhe Komisioni i BE-së mori vendim për mbështetjen e PSP-së” tha Alt’hauzer.