Maqedoni Ahmeti: Nuk do të përfshihet e tërë Platforma në programin e Qeverisë

Ahmeti: Nuk do të përfshihet e tërë Platforma në programin e Qeverisë

Deklarata e partive shqiptare në Maqedoni nuk do të përfshihet tërësisht në programin e ri të Qeveri për disa arsye, që janë reale dhe të sinqerta, ka deklaruar kreu i BDI-së, Ali Ahmeti për disa media në gjuhën shqipe.

Sipas Ahmetit, më e rëndësishme për Maqedoninë është të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-s dhe të jetë stabile.

“Sa i takon Deklaratës së përbashkët të partive politike shqiptare, ajo është një deklaratë programore e cila është e përfshirë në të gjitha programet e partive politike shqiptare dhe unë nuk mendoj që paraqet as rrezik, po as edhe ndonjë anashkalim të çështjeve që kanë të bëjnë me perspektivën dhe stabilitetin e vendit dhe të shtetit. Ajo deklaratë është në të mirë të Maqedonisë, në të mirë të rajonit. Ka çështje shumë të rëndësishme siç është anëtarësimi i vendit në NATO, në BE, zhvillimi ekonomik, zhvillimi i barabartë i rajoneve.  Asgjë të keqe nuk ka, dhe pikat kryeasore të asaj deklarate janë të përfshira në programin qeveritar”, ka deklaruar Ahmeti.

Lideri i BDI-së ka shtuar se të gjitha aspektet e Deklaratës do të jenë të hapura për debat dhe nuk do të mbahen në fshehtësi sepse nuk përbëjnë kërcënim për Maqedoninë.