Maqedoni Ahmeti me Hojt Ji: Xhaferi është zgjedhur në mënyrë legjitime dhe ka...

Ahmeti me Hojt Ji: Xhaferi është zgjedhur në mënyrë legjitime dhe ka mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së

Mbështetja e SHBA-së dhe BE-së për kryetarin e ri të Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili u zgjodh në mënyrë legjitime, do të thotë se Trajko Veljanovski nuk është më kryesues i Kuvendit, ka thënë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në deklaratën për mediat pas takimit me zv- ndihmës sekretarin shtetëror për Evropë dhe Euro Azi në departamentin e shtetit, Hojt Brajant Ji, i cili sot pasdite u mbajt në rezidencën e zv- ambasadorit.

“Pas gjithë asaj që ndodhi në Kuvend, është koha që të gjithë të vetëdijesohen se vendi po shkon në drejtim negativ dhe të pranohet realiteti i ri gjegjësisht kryetari i Kuvendit”, ka thënë Ahmeti, duke shtuar se emërimi i Talat Xhaferit është bërë në mënyrë legjitime.

Ahmeti më tej ka thënë se BDI është e vendosur që të vazhdojë me procesin e konstituimit të Qeverisë së re.

Për tërheqjen e ministrit të brendshëm Agim Nuhiu nga posti, për shkak të përgjegjësisë morale që e ndjen pas protestave të dhunshme në Kuvend, Ahmeti ka thënë se ministri ka mbështetjen e plotë të BDI-së, por edhe nga partitë tjera dhe nuk ka logjik të tërhiqet nga kjo, në kohë kur nuk ka organ i cili do ta pranonte dorëheqjen e tij.