Maqedoni Ahmeti: Varet nga takimi i sotëm i liderëve nëse do të ketë...

Ahmeti: Varet nga takimi i sotëm i liderëve nëse do të ketë marrëveshje

Sipas liderit të BDI-së, Ali Ahmeti nëse do të ketë zgjidhje për çështjet e hapura, varet nga takimi i liderëve të partive politike. Këtë e deklaroi pas përfundimit të takimit me euro- komisarin Johanes Han.

Ahmeti tha se komisari Han kanë biseduar për ngjarjet aktuale politike gjegjësisht për atë se çfarë është vendosur në tavolinë këto ditët e fundit.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Ahmeti shtoi se për propozim të ministrave në këtë takim nuk është bërë fjalë.