Maqedoni Kotevski: Aksioni në Kumanovë ka përfunduar

Kotevski: Aksioni në Kumanovë ka përfunduar

Operacioni për zmbrapsjen e grupit të armatosur në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës ka përfunduar. Grupi i cili ishte stacionuar në disa objekte dhe paraqiste kërcënim për sigurinë e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, tërësisht është neutralizuar dhe eliminuar, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme Ivo Koteski.

Sipas njohurive, siç informon Koteski, liderët e grupit tani janë të njohur, Muhamed Krasniqi i njohur si komandant Malisheva, Mirsad Ndrecaj i njohur si komandant NATO, Sami Ukshini si komandant Sokoli, Beg Rizaj si komandant Begu dhe Dem Shehu i njohur si komandant Juniku, të gjithë shtetas të Republikës së Kosovës.

Në vendin e ngjarjes deri më tani janë gjetur 14 trupa me uniformë, identiteti i të cilëve në mënyrë shtesë do të konfirmohet. Tani për tani është bërë i ditur Xhafer Zymberi nga Gjakova. “Për momentin nuk mund të përjashtohet se ka edhe të vdekur të tjerë duke pas parasysh faktin se objektet nga të cilat e kanë sulmuar policinë janë mjaft të dëmtuara dhe është e mundur në hapësira të tjera të cilat duhet të kontrollohen mirë nëse ka trupa të tjerë”, tha Koteski.

Informoi se është gjetur arsenal i madh armësh i cili do të dorëzohet në ekspertizë. Dje, shtoi, forcave policore u janë dorëzuar më shumë se 30 persona, kryesisht shtetas të Maqedonisë, por edhe një shtetas i Republikës së Shqipërisë. Zëdhënësi i MPB- ­së konfirmoi se në aksion e kanë humbur jetën tetë policë dhe janë plagosur mbi 37. Informoi edhe se tani për tani nuk ka të dhëna për viktima eventuale.