Kronikë 3 milionë eurot e vjedhur nga NLB nuk janë askund, vjedhësit i...

3 milionë eurot e vjedhur nga NLB nuk janë askund, vjedhësit i shqiptohet paraburgimi 30 ditor

B.S 40 vjeç, i punësuar në NLB i cili para dy ditëve vodhi rreth 3 milionë euro nga arka e bankës, të cilat i ka futur në qese dhe është arratisur, ende nuk i ka treguar policisë ku janë paratë.

Ndaj tij është ngritur kallëzim penal nga MPB si dhe paraburgim 30 ditor.

Ai u arrestua rreth 2 orë pas vjedhjes dhe pasi është biseduar me të, ka refuzuar të tregoj ku janë paratë. Ende nuk është e qartë si ka arritur të del me qese aq të madhe nga banka.

Pas vjedhjes, drejtori i përgjithshëm i bankës porositi se klientët nuk duhet të kujdesen për paratë e tyre në bankë.

“Të gjitha mjetet e klientëve tanë janë të sigurt dhe klientët nuk duhet fare të brengosen. Banka ka marrë të gjitha masat për t’i siguruar aktivitet e rregullta”, deklaroi kryetari i Këshillit Drejtues të NLB Banka Sh.A Shkup, Antonio Argir.