Maqedoni Zoran Zaev u takua me Ilir Metën

Zoran Zaev u takua me Ilir Metën

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në Shkup, u takua me spikerin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Ilir Metën. Në takim është biseduar për ngjarjet aktuale të rajonit dhe problemet me të cilat ballafaqohen vendet në rrugën e tyre drejt eurintegrimeve.

Kryetari Zoran Zaev dhe kryetrai i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, kanë shkëmbyer ide për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe politikë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë. Në këtë drejtim ka qenë vizita e caktuar e Ilir Metës, e shoqëruar me delegacion biznesi të Republikës së Maqedonisë, në Strumicë, në të cilat do të mund të shqyrtohen mundësitë për  zhvillim plotësuese të marrëdhënieve në fushën e bujqësisë.

E përbashkët ka qenë gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit partiak ndërmjet Lidhjes Socialdemokrate dhe Lidhjes Socialiste për Integrim.