Maqedoni Zoran Stavrevski dha dorëheqje për shkaqe shëndetësore

Zoran Stavrevski dha dorëheqje për shkaqe shëndetësore

Për shkaqe shëndetësore Zoran Stavreski dha dorëheqje nga pozita zëvendëskryeministër dhe ministër i Financave në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

“Problemet shëndetësore me të cilat ballafaqohem dhe këshillat e mjekëve tregojnë se duhet një kohë më e gjatë e mjekimit dhe kurimit, kështu që unë nuk kam mundësi ta kryej funksionin Ministër i Financave dhe nënkryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë”, thekson Zoran Stavreski në dorëheqjen e tij.

“Kisha kënaqësinë të jem pjesë nga ky ekip ekonomik, i cili me entuziazëm të madh të përgjegjësisë dhe përkushtimit punoi për Maqedoninë dhe solli rezultate të cilat shumë qytetarë i ndiejnë, duke nisur nga zvogëlimi serioz i papunësisë, përmirësimit të dukshëm të klimës së biznesit, rritjet e mëdha të ekonomisë dhe eksportit, sjellja e shumë investitorëve dhe zhvillimi i politikave të shëndosha makroekonomike dhe financiare. E gjithë kjo është realizuar në vite jashtëzakonisht të vështira të krizës globale financiare, krizës evropiane, dhe ja tani edhe gati dy vjet të krizës vendore”, shkruan Stavreski.

Zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgiev për “Meta” thotë se Qeveria shpreh falënderim të madh për Stavrevskin për angazhimin e tij dhe se i dëshirojnë shëndet të mirë dhe tejkalimin e sfidave.

“Për shkaqe shëndetësore, zv- kryeministri Stavrevski dha dorëheqje nga posti i ministrit të financave. Arsyet përmenden në tekstin e dorëheqjes së tij dhe këtë e respektojmë dhe kuptojmë. Qeveria shpreh falënderim deri te zv- kryeministri Stavrevski për punën e tij, angazhimin dhe kontributin në realizimin e masave qeveritare, programeve dhe politikave, për çka flasin rezultatet e tij të larta. I dëshirojmë shërim dhe tejkalim të sfidave ndërsa Qeveria çdoherë do të jetë e hapura për bashkëpunim” thotë Gjorgiev.