Maqedoni Ngjyra e verdhë në fasadën e Qeverisë dëshmon për incidentet e mbrëmshme 

Ngjyra e verdhë në fasadën e Qeverisë dëshmon për incidentet e mbrëmshme 

Vetëm ngjyra e verdhë në fasadën e Qeverisë prej vezëve që protestuesit mbrëmë i hidhnin në godinë në shenjë revolte për fshehjen e vrasjes së Martin Neshkovskit, kanë ngelur nga dhuna nëpër rrugët e Shkupit.

Sot në mëngjes hapësira rreth qeverisë është pastruar ndërsa punëtorët kanë riparuar dëmet.

Para godinës nuk ka forca  të shtuara të policisë.

Rrugët janë të kalueshme e trafiku zhvillohet normalisht.

Sipas MPB-së, gjithsej janë lënduar 25 policë që janë pranuar në Spitalin e qytetit dhe Qendrën klinike.

Ministrja e brendshme, Gordana Jankulloska, diku kah mesnata i vizitoi të lënduarit.

Nga MPB nuk kanë të dhëna për protestues të lënduar.

Sipas mediumeve, janë lënduar disa persona, prej të cilëve edhe një anëtarë i lëvizjes civile “Lenka”.

Disa mediume shkruajnë se ka pasur persona me lëndime më të lehta dhe më të rënda.