Maqedoni Përfundon takimi i parë i grupit të punës pas pushimeve

Përfundon takimi i parë i grupit të punës pas pushimeve

Përfundoi takimi i parë i anëtarëve të grupeve të punës. Përfaqësuesit e partive nuk dhanë deklaratë e as nuk treguan nëse në këtë takim kanë arritur ndonjë përparim.

Temë e bisedimeve të djeshme duhej të jenë KZSH dhe kodi zgjedhor.

Përfaqësuesit e LSDM-së janë Cvetanka Ivanova dhe Damjan Mançevski ndërsa nga radhët e VMRO DPMNE Nikolla Poposki dhe Nikolla Todorov. BDI do të prezantohet përmes Artan Grubit dhe Musa Xhaferit ndërsa nga PDSH do të merr pjesë vetëm Imer Aliu.

Në takim arriti edhe lehtësuesi belg, Piter van Hojte.