Galeria Fillon matja e cilësisë së ajrit në Manastir

Fillon matja e cilësisë së ajrit në Manastir

Arriti stacioni mobil për matje i cili do të mat ndotjen e ajrit në Manastir. Aparatet e laboratorit privat “Farmahem” një ditë para marshit të paralajmëruar protestues, u vendosën në një lokacion privat në Manastir, në afërsi të Shtëpisë së Oficerëve në “Shirok Sokak”.

Pasi Komuna nuk iu përgjigje Shoqatës “Për ne bëhet fjalë” se a do t’i lejojë stacionin mobil ta vendosin në pronën e Komunës në qendër të qytetit, ku gjendet stacioni Manastir-2, ata vendosën që ta stacionojnë tek miqtë e tyre.

-Matja e cilësisë së ajrit filloi sot. Pas 14 ditëve rezultatet e matjes do të dërgohen në Serbi që të kryhet analiza dhe raporti, pas çka qytetarët e Manastirit në fillim të Vitit të Ri do të kenë rezultate konkrete se çfarë ajri thithin, në veçanti ata qytetarë që jetojnë në qendër të qytetit- njoftoi Goran Pinza, nga shoqata “Për ne bëhet fjalë”.

Mjetet për mbulimin e shpenzimeve për matjen e cilësisë së ajrit janë siguruar nga mbështetës dhe miq të Shoqatës “Për ne bëhet fjalë”, por siç thonë edhe laboratori u ka dalë në ndihmë me atë që u ka ofruar çmime të ulëta për analizat e bëra.

Marshi i qytetarëve të Manastirit për ajër të pastër do të mbahet nesër më ora 11 e 30 prej para Shtëpisë së oficerëve në Manastir. Marshi do të niset përgjatë rrugës “Shirok Sokak” e deri tek Komuna ku do të kërkohet takim me kryetarin Taleski.

-Nëse Taleski nuk na pranon në bisedim, para dyerve të tij do të qëndrojnë deri në fund të orarit të punës, sepse dita e shtune është ditë punë, kështu që ai dhe administrata e tij patjetër duhet të jenë në vendet e tyre të punës- tha Pinza.