Maqedoni Zaev përmes letrës i ka paralajmëruar ambasadorët se VMRO DPMNE dhe BDI...

Zaev përmes letrës i ka paralajmëruar ambasadorët se VMRO DPMNE dhe BDI nuk duan zgjedhje korrekte

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev është i shqetësuar se VMRO DPMNE dhe BDI nuk duan zgjedhje korrekte dhe demokratike- njoftojnë nga kjo parti. Ai përmes letrës iu drejtua ambasadorëve, garantues të Marrëveshjes së Përzhinës.

Në letrën Zaev thekson se miratimi i buxhetit për vitin 2017 një muaj para shpërndarjes së Kuvendit dhe fakti që Gjykata kushtetuese ende nuk është prononcuar për kushtetutshmërinë e PSP-së, nuk tregon se partitë në pushtet duan zgjedhje korrekte.

Zaev gjithashtu në këtë letër shpreh shqetësimin e tij për shkak të “instrumentalizimit të mëtutjeshëm politik të Gjykatës kushtetuese dhe mos- prononcimin e saj për kushtetutshmërinë e Ligjit për PSP-në, mund të shkaktoj shkatërrim të plotë të procesit politik dhe pritjet për epilog demokratik të konfrontimeve ekzistuese politike”.