Maqedoni Zaev: Opozita po e luan rolin e saj – korrigjuese e qeverisë

Zaev: Opozita po e luan rolin e saj – korrigjuese e qeverisë

Maqedonia gjendet në situatë serioze politike, thotë Zoran Zaev, lideri i LSDM-së në intervistën e agjencisë bullgare të lajme “Fokus“.

v–Maqedonia momentalisht gjendet në situatë tensionuese dhe shokuese që përfundimisht do ta çojë shtetin në rrugën e drejtë. Opozita  po e luan rolin e saj si korrigjuese e qeverisë, por për ta mbrojtur vetveten ata filluan të arrestojnë njerëz. Ma morën pasaportën, si lideri i opozitës, por nuk mund të ikin nga e vërteta. Ne filluam me projektin “E vërteta për Maqedoninë” me qëllim qe ta kthejmë demokracinë dhe vlerat evropiane në shtetin tonë – ka deklaruar Zaev për agjencinë.

Edhe pse qeveria thotë se përgjimin e kanë bërë shërbimet e huaja, opozita nuk pajtohet.

– Vetëm qeveria jonë më shumë se katër vjet mund të përgjoj mbi 20 mijë qytetarë. I gjithë procesi është realizuar nga operatorët e telekomunikimit.