Maqedoni Zaev sot do të njoftojë se LSDM-ja do të vazhdojë ose jo...

Zaev sot do të njoftojë se LSDM-ja do të vazhdojë ose jo me bisedimet

 

LSDM do të tregojë se cilët do të jenë hapat e ardhshëm, pasi që dje e i kanë braktisur bisedimet e grupeve punuese për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Gjatë ditës së sotme pritet që LSDM, të mbajë konferencë për shtyp, ku do ta paraqesin qëndrimin e tyre në lidhje me hapat e mëtutjeshëm.

Pas vendimit të Këshillit të Prokurorëve, dje LSDM i ka braktisur bisedimet, për këtë të fundit ka lajmëruar sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Oliver Spasovski.

A do të vazhdojë me bisedimet LSDM edhe më tej, apo do t’i ndërpresë, sot do të njoftojnë nga LSDM.