Maqedoni Xhaferi i dërgon letër Ivanov, pret që presidenti të veproj sipas Kushtetutës

Xhaferi i dërgon letër Ivanov, pret që presidenti të veproj sipas Kushtetutës

Kryetari i Kuvendit të RM-së, Talat Xhaferi, sot me letër ka njoftuar presidentin e shtetit, Gjorge Ivanov se është formuar shumica parlamentare dhe se është zgjedhur kryetari i Kuvendit të RM-së, njoftojnë nga kabineti i Xhaferit.

“Kryetari i Kuvendit të RM-së, Talat Xhaferi pret që presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov të veproj sipas Kushtetutës së RM-së”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Xhaferi sot është për vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të takohet me komisarin për politikë fqinjësore dhe zgjerim, Johanes Han, me përfaqësuesen e lartë për punë të jashtme dhe siguri të BE-së, Federika Mogerini, me kryetarin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani si dhe treshen evropiane Ivo Uajgël, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn.