Bota Në një shpërthim të fuqishëm në Kinë humbën jetën 44 dhe u...

Në një shpërthim të fuqishëm në Kinë humbën jetën 44 dhe u lënduan 500 persona

Numri i  viktimave është rritur në 44,  nga shpërthimi i fuqishëm  i  një depoje me material  të rrezikshëm në qytetin kinez Tianjin, dhe u plagosën më shumë se 500 persona, njoftoi mëngjesit e sotëm Agjencia kineze e lajmeve “Xinhua”.

Policia në Tianjin njoftoi se shkaku i shpërthimit ka qenë një dërgesë nga depoja, dhe se kreu i kompanisë është arrestuar.

Lagjet përreth  qytetit të tretë me madhësi në Kinë mbetën pa energji elektrike.

Presidenti kinez Si Xhinmping  bëri thirrje për përpjekje maksimale për të shpëtuar sa më shumë njerëz dhe sa më shpejt të  shuhet zjarri.

Tianjin është porti kryesor i zonës industriale në lindje të Pekinit.