Maqedoni VMRO DPMNE: Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare

VMRO DPMNE: Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare

VMRO DPMNE sot në njoftimin e rregullt të mëngjesit, “citin” pika nga Platforma e shqiptarëve të cilat, sipas partisë, “janë pranuar nga ana e Zoran Zaevit”.

“Miratimi i rezolutës së përbashkët dhe obliguese në Kuvendin e RM-së me të cilën qeveria e R. së Maqedonisë obligohet në mënyrë aktive të përfshihet në procesin e zgjidhjes së kontestit të emrit”. “Përfshirja e shqiptarëve në grupin e punës për bisedimet të drejtpërdrejta me Greqinë”. “Integrimi i shpejtë në NATO dhe BE- Përmbushja e pikave të sipërpërmendura do të zhbllokoj rrugën e Maqedonisë drejt integrimit të plotë në NATO dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE”, thuhet në njoftimin e partisë.

Në zgjedhjet, sipas kësaj partie, qytetarët kanë votuar për VMRO DPMNE-në e jo për “Platformën e Tiranës”.

“Është e palejueshme Platforma e Tiranës të bëhet kusht për formimin e Qeverisë së R. së Maqedonisë. Ajo qederi do të ishte qeveri e Tiranës. Zoran Zaev dhe LSDM nuk kanë problem që të thyejnë kurrizin, të shpallin gjuhën shqipe dhe shkrimin e saj për gjuhë zyrtare shtetërore, së bashku me shkrimin e vet cirilik. Zoran Zaev dhe LSDM nuk kanë problem ta ndërrojnë emrin e shtetit, himnin, flamurin, bankënotat, uniformat, mbishkrimet”, thonë nga VMRO DPMNE.

Nga partia përsëritin qëndrimin se zgjidhja e vetme dhe përgjigje për të gjitha pyetjet “mund të merren në zgjedhje të parakohshme të reja parlamentare, duke refuzuar çfarëdo platforme nga shtete të huaja”.