Nen Sekcioni VMRO DPMNE: Sinqeriteti dhe urtësia e Ahmetit tani janë para një testit...

VMRO DPMNE: Sinqeriteti dhe urtësia e Ahmetit tani janë para një testit serioz

Lideri i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski së bashku me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të partisë, Nikola Poposki dhe Nikola Todorov,është takuar me ambasadorin e Francës, Kristian Timonie, bëjnë të ditur nga kjo parti përmes njoftimit i cili është i gjatë dhe përplot detaje dhe shpjegime, siç është bërë praktikë e kësaj partie kohëve të fundit.

Ambasadori francez ka theksuar se dëshiron për Maqedoninë vendosjen e stabilitetit që gjërat të ecin përpara dhe tejkalimin e situatës aktuale.

“Nga VMRO DPMNE u theksua se partia ka pasur përpjekje në afat prej 20 ditëve të formoj Qeveri, edhe pse nga fillimi ishte e qartë se me një shumicë kaq të ngushtë, formimi i Qeverisë në Maqedoni ishte sfidë e vështirë. Megjithatë, edhe krahas të gjithave, hymë me vullnet të mirë dhe optimizëm. Por, fatkeqësisht, tek BDI u paraqitën disa çështje që i kthyen nga synimi që të bëjnë koalicion me VMRO DPMNE-në”, thonë nga partia.

Sipas VMRO DPMNE-së, Platforma e shqiptarëve është tentativë për bisedim të sërishëm të Marrëveshjes kornizë të Ohrit ndërsa një proces i tillë mund ta çoj shtetin në drejtim të gabuar.

“Konsiderojmë se është mirë që të japim mundësi në 2-3 muajt e ardhshëm, ndoshta bashkë me zgjedhjet lokale, të ketë sërish zgjedhje parlamentare. Kohën e fundit dëgjohen ide për qeveri të zgjeruar. Qëndrimi i VMRO DPMNE-së është se formimi i koalicioneve të gjera është recetë e provuar e mossuksesit”, thonë nga partia.

VMRO DPMNE njofton se ambasadori francez ka pyetur nëse në VMRO DPMNE konsiderojnë se Ahmeti është i sinqertë në atë që e tregon në politikë, ku janë përgjigjur se sinqeriteti dhe urtësia e tij janë para një testit serioz.