Maqedoni VMRO- DPMNE : Shilegov të përgjigjet për qiratë skandaloze

VMRO- DPMNE : Shilegov të përgjigjet për qiratë skandaloze

Petre Shilegov të dal dhe të përgjigjet  të paktën për çështjet që  kanë të bëjnë personalisht me të, bënë thirrje  sot nga LSDM-ja.

Ja ne për shembull, ftojmë Shilegovin, kur tashmë po hesht për qiranë që merr për pronë që nuk ekziston, të përgjigjet për skandalin  e katër kompanive të paraqitura në banesën e tij  në bulevardin Kuzamn Josifovski Pitu nr.19/5-4 në Shkup.  Sidomos është  e dyshimtë që këto dy kompani, janë të vendosura në banesën e tij, janë në pronësi nga Sllovenia dhe Abu Dabi, dhe për këtë Shilegov nuk ka dorëzuar marrëveshje për qira, e as  zbulon se sa qira paguajnë këto dy kompani- deklaroi sot në konferencën për shtyp Aleksandar Stojkosk, deputet në Kuvendin e Republikë së Maqedonisë.

Nga VMRO- DPMNE-ja pyesin cila është veprimtaria e vërtet e këtyre dy kompanive, të cilat janë paraqitur në  banesën e Shilegovit?

Nga LSDM-ja u  kundërpërgjigjen me kumtesë duke pyetur  pse Gruevski, Stavresvki dhe Janakiveski dëshirojnë personalisht nga Petre Shilegov, para të gjithë opinionit publik në Maqedoni të marrin përgjigjet e pyetjeve me të cilat manipulojnë nëpër konferenca për shtyp?