Maqedoni VMRO DPMNE: Po të besonte Zaevi në anketën e “Telma-s”, do të...

VMRO DPMNE: Po të besonte Zaevi në anketën e “Telma-s”, do të dilte në zgjedhje të reja

LSDM humbi në zgjedhje ndërsa populli i porositi kriminelit të falur, Zoran Zaevit se nuk do të lejojë persona të tillë të udhëheqin shtetin, reagojnë nga VMRO DPMNE ndaj anketës së djeshme të televizionit “Telma”.

“Çdoherë kur LSDM është në panik, përdor gënjeshtrat dhe manipulimet e njëjta. Po të besonte Zaevi sadopak në anketat e “Telma-s” dhe rritjen e besimit në LSDM, do të pajtohej të del në zgjedhje të reja, të shpejta parazgjedhore me çka do të tejkalohej kriza aktuale. Në vend të kësaj, Zaevi vendosi të ik, të fshihet dhe të ofroj garanci në kurriz të interesave nacionale, vetëm që të vijë në pushtet dhe të tejkaloj vullnetin e qytetarëve pa zgjedhje”, thuhet në njoftim.

Nga partia thonë se nëse Zaevi tenton të zhvilloj platforma dhe agjenda përkundër vullnetit të shumicës së qytetarëve, VMRO DPMNE do të bëj çmos që t’i mbrojë interesat nacionale.

Anketa më e re e Agjencisë “M Prospekt” me porosi të televizionit “Telma” ka treguar se nëse nesër mbahen zgjedhjet, VMRO DPMNE dhe LSDM do të jenë të barazuara ndërsa ndryshim do të kishte tek partitë shqiptare.