Maqedoni VMRO DPMNE për “Titanik”: Nuk do të mbështesim punë joligjore dhe jokushtetuese

VMRO DPMNE për “Titanik”: Nuk do të mbështesim punë joligjore dhe jokushtetuese

““VMRO DPMNE fiton besimin nga qytetarët në 10 vitet e fundit në bazë të projekteve dhe rezultateve të matshme. Ky besim s’mund të kontestohet me kurrfarë obstruksione dhe afera të fabrikuara. Përkundrazi, ky besim është më i fortë dhe do të dëshmohet në zgjedhjet e ardhshme”, thuhet në reagimin e partisë në pushtet pas konferencës së sotme të shtypit të Prokurorisë speciale publike, prej ku u njoftuan se janë hapur procedura hetimore kundër ish ministrave Jankulloska dhe Janakieski dhe për sekretarin e Qeverisë, Kiril Bozhinovski.

“VMRO DPMNE fiton besimin nga qytetarët në 10 vitet e fundit në bazë të projekteve dhe rezultateve të matshme. VMRO DPMNE-ja votoi dhe mbështeti zgjedhjen e prokurorisë speciale publike. Por, fatkeqësisht gjatë periudhës së kaluar ishim dëshmitarë të deklaratave të pamatura nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i akuzuar në disa raste penale- juridike, në të cilat ai i paralajmëronte hapat e prokurorisë speciale publike. Me këtë, në mënyrë drastike është shkelur kredibiliteti i institucionit dhe u hodh hije në profesionalizmin dhe paanshmërinë e saj”- thuhet në njoftimin e tyre.